VIDEO/ Berisha: Me datën 20 shkurt është dita jonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar nga selia e PD-së se në datën 20 shkurt, shqiptarët do të mblidhen për ti dhënë Edi Ramës atë që meriton.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Përshëndetje më të përzemërt guximtarëve të pamposhtur të 10 shkurtit që bënë në këtë revoltë, në këtë kryengritje paqësore bënë historinë.

Me guximin, qytetarët defakto zotëruan qytetin.

Banditë me uniformë, kriminelë me uniformë, u vërsulën si bisha, duke menduar se mund t'i mposhtnin.

Ja u them unë atyre, që vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve, është dhjetëra, qindra herë më i fuqishëm se banditizmi juaj.

Protestues paqësor, por dhjetra mijëra guximtarë  u mjaftojnë pak minuta për t'u dhënë atë që meritoni.

Vetëpërmbajtjen e tyre mos e merrni dobësi. Vetëpërmbajtja e tyre është trimëri dhe guxim, është vendosmëri për të realizuar qëllimin, për të rrëzuar, për të hedhur në kohë të plehrave të historisë, njërin prej armiqve më të rrezikshëm në historinë e kombit shqiptare, më të pashpirtë, Edi Ramën.

Mos mendoni se durimi nuk ka një fund, se ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, kjo vendosmëri e jona, nuk mund të provokohet dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë.

Mirënjohje për ju, mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga të katër anët.

Pra, sot, barbaria e policisë nuk kurseu gazetarët. Këta gazetarë dhe kameramanë u trajtuan në mënyrën më armiqësore nga banditë me uniformë.

U bë gjithçka që të mos përmbushnin dot detyrën e tyre, misionin e tyre, por i përgëzoj. I përgëzoj se nuk u ndanë për asnjë moment nga detyra dhe misioni, nga paraqitja e çdo akti.

Këta banditë që mbrojnë kryehajdutin Edi Rama dhe Lubi Ballukun, goditën sot deputetët e opozitës, që mbrojnë ligjin dhe kushtetutën. I siguroj e i garantoj se dhe mbrapa diellit po të shkojnë do gjinden dhe para drejtësisë do dalin.

Por sot, shqiptarët panë dhe bota pa se si kryehajduti i kombit, për të mbrojtur plaçkën e tij dhe për vithet e Lubi Ballukut, është i gatshëm, është i gatshëm t'i vërë flakën Shqipërisë. Është i gatshëm ta shkëpusë nga Bashkimi Europian. Po ne jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë t'ju japim atë që meritoni.

Rroftë Shqipëria! Rroftë Shqipëria!

Më datën 20 shkurt është dita jonë, dita e fitores!

Nderim të gjithë protestuesve! Fitore, fitore, fitore!