Lukunia e narko-policisë dhunon me shkelma dhe grushta qytetarin në rrugë, e shoqërojnë me forcë duke e rrahur

Narko-policia e Ilir Prodës ka vijuar të dhunojë qytetarët dhe protestuesit paqësorë duke i kapur në rrugë dhe shoqëruar me forcë në furgona.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t nga operatori Armir Sadiku, dallohet momenti kur dhjetëra policë dhunojnë me shkelma dhe grushta protestuesin e vetëm dhe më pas e shoqërojnë me forcë.

Protesta e opozitës vijon akoma dhe qytetarët nuk largohen nga rrugët e Tiranës.