VIDEO/ Dhuna shtazarake e policisë, deputeti Bledion Nallbati me dëmtime të rënda në kokë, po çohet me urgjencë në spital
Policia ka ushtruar dhunë shtazarake ndaj deputetit të PD-së, Bledion Nallbati, duke u qëlluar me shkopinj gome, nga disa policë njëherësh.
Deputeti Nallbati po çohet me urgjencë tek Trauma pasi ka goditje në kokë nga goditjet e efektivëve të policisë.
Mësohet se ai ka dëmtime të rënda për shkak të dhunës së paprecedentë të policisë.
Por para dhunës, ai është qëlluar edhe me spraj me piper dhe gaz lotësjellës.