Në këmbë kundër narkoshtetit/ Policia gjakos protestuesin në kokë
Të tjera pamje vijnë nga protesta kombëtare që po zhvillohet nga opozita përpara kryeministrisë, kundër narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama, ku policia ka gjakosur protestuesit.
Nga foto e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohet një person i gjakosur në ballë dhe pretendon se është goditur nga policia.
Kujtojmë se policia pak më parë sulmoi në mënyrë joproporcionale protestuesit paqësorë, duke i larguar me bote uji edhe pse ata nuk po krijonin asnjë trazirë, por po protestonin duke ndejtur në shesh para kryeministrisë.