Lavrov: Negociatat për Ukrainën po vazhdojnë, nuk duhet të jemi tepër entuziastë

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov paralajmëroi sot se negociatat për Ukrainën janë ende në vazhdim dhe se nuk duhet të ketë ndonjë entuziazëm të tepruar rreth tyre dhe presionit të supozuar që Presidenti i SHBA-së Donald Trump po ushtron mbi Evropën dhe Ukrainën.

Në një intervistë me kanalin televiziv rus NTV, Lavrov tha se është shumë herët për të konsideruar se Uashingtoni i ka bindur evropianët dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Negociatat janë duke vazhduar dhe kemi ende shumë punë për të bërë", tha Lavrov.

Kreu i diplomacisë ruse dënoi politikën amerikane të luftërave tregtare, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për "abuzimin me pozicionin e dollarit në ekonominë globale dhe shndërrimin e monedhës amerikane në një armë kundër vendeve që konsiderohen të padëshirueshme".