SYRI TV/ Hagë, seanca për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria paraqet argumentat dhe provat e fundit
Prokuroria e Hagës ka përfunduar fjalën e saj në Gjykatën Speciale, ku kryeprokurorja Kimberly West kërkoi dënimin e duhur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke paraqitur mbi 5 mijë prova dhe dëshmitarë. Ajo theksoi se shteti i së drejtës duhet të sigurojë që asnjë individ, përfshirë edhe ata më të fuqishëm, nuk është mbi ligjin dhe kërkoi drejtësi për viktimat. Ndërkaq, akuza ngriti edhe prokurori Howling, i cili tha se ish-krerët e UÇK-së kanë gënjyer ndërkombëtarët.
Prokuroria e Hagës ka përfunduar fjalën e saj në Gjykatën Speciale, ku kryeprokurorja Kimberly West theksoi se janë pranuar mbi 5 mijë prova dhe kanë dëshmuar 130 dëshmitarë. Ajo kërkoi që të akuzuarit të japin llogari për krimet e kryera, duke nënvizuar se shteti i së drejtës do të sigurojë që askush, as ata më të fuqishmit, nuk është mbi ligjin. Kryeprokurorja Kimberly West, e cila të hënën kërkoi 180 vjet burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, në përfundim të deklarimeve për secilin veç e veç kërkoi sërish që të akuzuarve t’u jepet dënimi i merituar.
Më herët, akuza të forta ndaj ish-krerëve hodhi edhe prokurori Matthew Howling, i cili tha se Thaçi dhe Veseli kanë gënjyer ndërkombëtarët sa i takon roleve të tyre drejtuese dhe organizative.
Në këtë fazë, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së kishin mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.