TID Durrës/ Përplasja e banorëve vijoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak! Shtyhet diskutimi për bonusin e qirasë

Këshilli bashkiak i Durrësit shtyu diskutimin e pikës 13  të rendit të ditës që kishte të bënte me miratimin e qirasë për familjet banesat e të cilave preken nga projekti TID.

Këshilltarët demokratë denoncuan se pika e 13-të u fut në rendin e ditës me urgjencë ndërkohë qytetarët të cilët do u prishen banesat protestuan para bashkisë paraditen e sotme. Pati dhe tensione dhe përplasje mes banorëve dhe këshilltarëve bashkiakë pasi protestuesit përpiqeshin ti ndalonin të hynin në bashki për të vijuar mbledhjen.

 Ata kanë qëlluar dhe me vezë dhe letra higjienike në drejtim të godinës. Policia ushtroi dhunë dhe shoqëroi me forcë disa protestues.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi më vonë dhe u lejua që brenda të futet një qytetare si përfaqësuese e banorëve.

Banorët kërkojnë që të mos miratohet bonusi i qirasë pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre. Ata thonë se shpronësimi që ka caktuar bashkia është sa gjysma e shifrës së tregut, dhe askush nuk  mund të blejë një shtëpi të mirë qoftë edhe në periferi, pasi kanë banuar për shumë kohë në mes të qytetit.

Ti duhet të kesh listën e njerëzve që kanë aplikuar për qira. Nuk mund ti bësh me zor njerëzit me bonus qiraje. Ne na ka ardhur letra për shembje. Nuk duhet ta pranoni bonusin e qirasë'   thotë banorja

Qytetarët akuzuan Emirjana Sakon se po tenton të korruptojë një pjesë të banorëve që preken nga projekti, ndërsa paralajmëruan se nuk do të lejojnë që në 16 shkurt të nisë shembja e banesave të tyre.