Ambasada e SHBA-ve në Tiranë paralajmëron qytetarët: Viza amerikane mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka paralajmëruar qytetarët që ndodhen në SHBA se, nëse arrestohen për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera, viza e tyre amerikane mund të anulohet dhe ata mund të bëhen të papërshtatshëm për viza në të ardhmen.
Në një mesazh të publikuar nga ambasada, thuhet se "Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë, dhe mund të hiqet nëse shkelni ligjin". Ky paralajmërim vjen si një kujtesë për ata që udhëtojnë në SHBA, duke theksuar se shkeljet e ligjit mund të kenë pasoja të menjëhershme në statusin e vizës dhe mund të ndikojnë në mundësitë për të marrë vizë në të ardhmen.
“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë - e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.