Qytetarët e Lezhës bashkohen me protestën e opozitës në Tiranë: Do rrëzojm qeverinë...
Qytetarët e qarkut të Lezhës do t'i bashkohet protestës së opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë. Qytetarët janë nisur drejt kryeqytetit në mënyrë të organizuar nga Partia Demokratike, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar rezistencën qytetare deri në largimin e qeverisë aktuale.
Protestuesit nga Lezha shprehin pakënaqësinë për situatën ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet, duke kërkuar një ndryshim të menjëhershëm në drejtimin e vendit.
Ata theksojnë se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe se nuk do të ndalen deri në arritjen e objektivave të tyre për një qeverisje më transparente dhe të përgjegjshme.
'Do rrëzojmë qeverinë më të keqe, më të korruptuar, më e degjeneruar. Nuk do të ikim deri kur të heqim këtë qeveri. Ne do bëjmë grevë urie, do hapim çadrat. Rama ka frik ka ikur në Brukse, po Brukseli ja ka ulur veshët i ka thënë mos e mbro Ballukun.'-shprehen qytetarët