Momente paniku për pilotin Kimi Antonelli, makina përplaset me murin një ditë para testeve në Bahreinit

Momente frike për pilotin italian të Mercedes-it, Kimi Antonelli, i cili një ditë para seancave testuese në Bahrein, u përplas me një mur mbajtës pranë superautostradës në San Marino, afër kështjellës Serravalle.

Shkaqet e aksidentit nuk janë të qarta dhe po hetohen nga policia rrugore italiane. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe të gjithë pasagjerët dolën nga makina pa probleme.

Antonelli, që po zhvillon sezonin e tij të dytë në Formula 1, pritet sot të marrë pjesë në seancën e parë të provave në pistën e Sakhir në Bahrein, të planifikuara nga 11 deri më 13 shkurt, tri javë para fillimit të sezonit të ri.

Në momentin e aksidentit, Antonelli ndodhej në një Mercedes-AMG GT 63 Pro 4Matic+ Motorsport Collectors Edition. Nuk dihet ende kush ishte pas timonit gjatë përplasjes.