E rëndë në Maliq, 61-vjeçari vetëvritet me çifte...
Një 61-vjeçar raportohet t’i ketë dhënë fund jetës në Maliq.
Ngjarja pak minuta më parë në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima ka qëlluar veten me çifte.
Burime për Syri TV bëjnë me dije se viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja, jetonte me të ëmën. Fëmijët i kanë jashtë shtetit. Mësohet se ka qëlluar veten prapa banesës, ku e ka gjetur të pajetë nëna e tij.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet, policia në vendngjarje.