Ora 17:00 para Kuvendit/ Qindra qytetarë nga Vlora nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës
Ditën e sotme, qindra qytetarë nga Vlora janë nisur drejt Tiranës për t'u bashkuar me protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare. Rreth 500 qytetarë, të organizuar nga dega lokale e PD-së, janë grumbulluar për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet në orën 17:00 para Kuvendit.
Burime nga PD Vlore bëjnë të ditur se interesimi për pjesëmarrje është shumë i lartë, dhe se edhe qytetarë të tjerë, të cilët janë vetëorganizuar, pritet të bashkohen në kryeqytet. Protesta është një reagim ndaj politikave të qeverisë dhe një kundërshtim i fuqishëm ndaj korrupsionit të përhapur, me fokus veçanërisht ngjarjet e fundit, që lidhen me hetimet ndaj zv.Kryeministres Belinda Balluku dhe skandalet e tjera të qeverisë Rama.
Pjesëmarrësit pritet të shprehin pakënaqësinë ndaj një sistemi që ata e konsiderojnë të kapur dhe të korruptuar, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme dhe përgjegjësi nga qeveria.