Tifozët Kuq e Zi mbështetin protestën më 17 shkurt: UÇK-ja është vlera më e shenjtë
Tifozët Kuq e Zi kanë bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen në sheshin e Prishtinës më 17 shkurt, në orën 14:00, për të protestuar në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas TKZ-së, drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa ndëshkuar krimet serbe.
“Tifozët Kuq e Zi u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, të jenë pjesë e protestës më 17 shkurt në Prishtinë, për të mbështetur udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë,” shkruan TKZ-ja.