Protesta/ Qindra qytetarë nga Gjirokastra drejt Tiranës: Për të shporrur organizatën kriminale nga qeverisja
Nga të gjitha qytetet të shumtë janë qytetarët që janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar opozitës një protestën kombëtare të thirrur sot pasdite në orën 17:00 para kryeministrisë.
Edhe nga qarku i Gjirokastrës tashmë të shumtë janë qytetarët që po udhëtojnë drejt Tiranës me makina private.
Edhe kreu i PD-së, Sali Berisha përsëriti sot thirrjen për tiu bashkuar protestës
“Të gjithë në ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën,” shkruan Berisha.
Lideri i PD-së fton qytetarët të jenë në shesh për të shporrur ‘këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot dhe do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje.
“Do shporrin këtë organizatë kriminale nga qeverisja. Do rikthejnë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, mëkëmbjen, udhëtimin drejt Europës” deklaroi Berisha.