Lamine Yamal tregon jetën jashtë fushës: Luaj me miqtë, kujdesëm për tim vëlla...
Lamine Yamal, talent i Barcelonës vetëm 18-vjeçar, është tashmë një nga lojtarët më të spikatur në botë, megjithatë ai kujton se është ende shumë i ri dhe po mëson jetën jashtë futbollit.
Në një intervistë për ESPN, ‘ylli’ i Barcelonës rrëfeu se si e menaxhon famën dhe si përpiqet të ruajë një jetën normale. “Bëj gjërat që bën çdo djalë 18-vjeçar: kaloj kohë me miqtë, kujdesem për vëllanë, luaj lojëra dhe dal për shëtitje,” tha Yamal. Ai theksoi rëndësinë e të mos menduarit vazhdimisht për futbollin jashtë fushës: “Kur jam në fushë jap më të mirën, por kur largohem përpiqem të shkëputem sa më shumë nga futbolli.”
Yamal rrëfeu gjithashtu se si do ta kalonte një ditë normale si adoleshent pa famë: “Do të kaloja mëngjesin në një terracë, pasdite do të luaja futboll në një park, për shembull pranë stacionit të policisë Rocafonda, dhe pastaj do të shëtisja me biçikletë ose skuter me miqtë.”
Ai gjithashtu tregoi se lojërat Pokémon ishin pjesë e rëndësishme e fëmijërisë së tij. Në shkollë luante me kartat e Pokémon dhe me miqtë në oborr me ato karta që kushtonin vetëm një euro. Kur u pyet për të krahasuar disa Pokémon-ë me lojtarët e Barcelonës, Yamal tha me humor: “Pikachu do të ishte Dani Olmo për shkak të flokëve të tij,” ndërsa “Charizard? Tek Szczesny, sepse ka një aurë të veçantë.”
Lamine Yamal tregon se edhe si ‘yll’ i futbollit 18-vjeçar, ai mundohet të ketë një jetë normale jashtë fushës dhe të shijojë momentet me miqtë dhe lojërat e fëmijërisë.