Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët kundër shembjes së banesave përplasen me këshilltarët bashkiakë

Tensione dhe përplasje para godinës së bashkisë së Durrësit. Banorët e prekur nga projekti TID janë përplasur me këshilltarët bashkiakë pasi ndalojnë që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të mbajtur mbledhjen që do të miratojë bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat.

Një shkresë nga ana e bashkisë së Durrësit u ka shkuar në  banesë ku u informohet se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa.

 Në disa momente ka pasur përplasje.

Banorët kundërshtojnë shembjen e banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë.

Këshilltari:  Bashkia do ju pajisë me bonus qiraje.

Protestuesit: Prishe shtëpinë tënde dhe dil vetë me qira. 

Nga projekti banorët thonë se është parashikuar prishja e 300 banesave. Banorët thonë se çmimet që janë caktuar për t'i shpronësuar rrezikojnë t’i lënë ata rrugëve.