Policia shoqëron me forcë protestuesit në Durrës – Banorët: S´ndalemi, na keni marrë të ardhmen!

Banorët e Durrësit nuk janë ndalur përballë kërcënimeve të Bashkisë për t´u prishuar banesat, duke shpronësuar rreth 330 prej tyre në zonën e Kodrës për rijetëzimin e qendrës historike të Durrësit.

Ata shprehen se prej 5 vitesh, Bashkia vijon t´i kërcënojë, ndërsa me vendimin e sotëm për shpronësimin, është një njollë në vendimmarrjen e institucionit vendor.

Sipas banorëve që kundërshtojnë projektin, Bashkia e Durrësit po merr peng jo vetëm të ardhmen e tyre por edhe ato pak të ardhura që përfitonin nga pronat.

´Prej 5 vitesh Bashkia Durrës kërcënon qytetarët se do iu marrë pronën, shtëpinë dhe sot bëri një njollë duke shpronësuar banorët. Po sillet si një që merr peng të ardhmen tonë, 5 vite që kërcënon qytetarët për t´u marrë pronën e të ardhurat. Ka pak banorë, sepse i keni kërcënuar kudo, i keni persekutuar në shkolla e me shërbime´, shprehet një prej tyre.

Ndërsa një tjetër banore, nuk ka nguruar ta akuzojë  kryebashkiaken Emirjana Sako, se ka mbushur Bashkinë vetëm me spiuna.

´Të firmosësh për shembjen e shtëpive, a je durrsake, u të fëlliqte zoti. Haram e paci. Është mbush bashkia vetëm me spiuna, do t´ju shkatërrojmë derën´, u shpreh qytetarja.

Banorët refuzojnë të largohen nga banesat e tyre. Ndërkohë një shkresë nga ana e bashkisë së Durrësit u ka shkuar në  banesë ku u informohet se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa.

Ndërkohë protestuesit nuk kanë lejuar këshillatrët bashkiakë të futen brenda institucionit të bashkisë për mblkedhjen e Këshillit Bashkiak.Kësaj proteste u janë bashkuar dhe banorë të Çezmës së Ferrës që preken  nga Unaza e Re që do të ndërtohet nga zona e Policisë në Currila. Janë 130 familje që u është parashikuar të shemben banesat.

Sakaq Policia ska ndërhyrë përmes forcës për të larguar disa protestuess që kundërshtonin para Bashkisë së Durrësit, vendimin e shpronësimit.

Sipas njoftimit të bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Fondi i shpronësimit do të parashikohet në buxhetin e vitit 2026-2027, ku për vitin 2026 është parashikuar fondi për shpronësim 400 000 000 lekë dhe për vitin 2027 është parashikuar fondi prej 488,786,104 lekë.

Sipas autoriteteve vendore në Durrës, lëvrimi i fondit do të kryhet pasi të jetë botuar VKM-ja për shpronësim.