VIDEO - Mashtruesi Kryeministër, Vasili: Për Ballukun s'ka delegim për Gent Cakën kishte...

Ish deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj qëndrimeve të Edi Ramës në lidhje me çështjen Balluku.

Ai ka postuar një video kur ai i delegonte kompetencat e ministrit të padekretuar Gent Caka, ndërkohë që për Ballukun thotë se nuk mund të ndodhë kjo.

Mesazhi i Vasilit:

Edi Rama tha se SPAK nuk mund të pezullojë funksione kushtetuese që nuk delegohen, pra funksioni i ministrave nuk mund të delegohet dhe e kishte fjalën për Ballukun kuptohet.

Bile Mashtruesi Rama tha se do ndryshojë ligjet dhe Kushtetutën në mënyrë që ministrat edhe kur të kapen duke vjedhur të mos ketë të drejtë të pezullohen nga drejtësia se detyra e tyre nuk mund ti delegohet askujt tjetër.

Shikoni ne VIDEO se si vetë ky mashtruesi Rama, ja delegoi detyrën e Ministrit Gent Cakës, meqenëse Presidenti Meta nuk e dekretoi Cakën.

Hajde merre seriozisht këtë mashtrues po deshe!