Berisha: Të gjithë sot në ora 17:00 në Tiranë për kryengritjen paqësore, kryengritjen për Europën

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh disa orë përpara protestës kombëtare.

“Të gjithë në ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën,” shkruan Berisha.

Kreu i opozitës solli disa momente nga fjala me tij në foltoren e të hënës para kryeministrisë.

“U bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. U bëj thirrje, bashkohuni me protestuesit të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot. Bashkohuni me misionarët e kombit që do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje.

Do shporrin këtë organizatë kriminale nga qeverisja. Do rikthejnë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, mëkëmbjen, udhëtimin drejt Europës.

Rrofshi ju!

Edhe njëherë, të gjithë nga ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën,” tha Berisha.