Raporti i ‘Transparency International’/ Korrupsioni i Ramës po e çon Shqipërinë në obstruksion

‘Transparency International’ publikoi raportin vjetor për perceptimin e korrupsionit.

Ajo që bie në sy është se korrupsioni i Edi Ramës po e çon Shqipërinë në rënie të ndjeshme.

Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, Shqipëria e ka mbyllur me 39 pikë raportin e vitit 2025 për luftën kundër korrupsionit, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale.

Vjet, vendi ynë renditej i tetëdhjeti mes 180 vendeve, ndërsa sot renditet në pozicionin e 91.

Më mirë në renditje se Shqipëria janë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Por shumë më mirë se Shqipëria është edhe Kosova, ndërsa vendi ynë renditet në kategorinë e vendeve afrikane.

Në fakt, Shqipëria është vetëm një pikë larg kategorisë ‘obstruksion’, që nënkupton se ka një pengim real të luftës kundër korrupsionit.

Një gjë e tillë do të thotë se ligjet ekzistojnë në letër, por nuk zbatohen në realitet.

Bllokimi i luftës kundër korrupsionit shfaqet shumë qartë në rastin e dosjes së Belinda Ballukut.

Ndërkohë në një përshkrim për rajonin tonë, TI thekson problemet me transparencën në projektet e mëdha.

“Në gjithë Ballkanin Perëndimor, mungesa e transparencës në vendimmarrje për projekte të mëdha investuese është një dobësi e zakonshme”, lexohet në raport.

“Pezullimi i rregullave për transparencë dhe kompetencat diskrecionale po i ekspozojnë fondet publike ndaj rrezikut të korrupsionit dhe në të njëjtën kohë po e dëmtojnë besimin e publikut”, shton pjesa për Ballkanin Perëndimor.