Protesta për pronën/ Banorët e Imshtës në Lushnjë thirren në polici

Banorët e Imshtës janë thirrur në komisariatin e Lushnjës.

Pasi kanë kundërshtuar pretenduesin e tokës së blerë në brendësi të argjinaturës, policia i ka thirrur për deklaratë.

Banorët e Imshtës nuk lejojnë që tokat që ata i punojnë prej vitesh të tjetërsohen.

Sipas banorëve ligji nuk lejon tjetërsimin e tokave brenda argjinaturës

Disa nga banorët kanë hyrë në komisariat ndërsa jo të gjithë kanë fletëthirrjet,por kanë ardhur të mbështesin njeri tjetrin.

Instalimi i paneleve fotovoltaike në pronë publike nga kompania “EuroElektra Sh.p.k,” ka shkaktuar pakënaqësi te banorët e fshatit Imshtë në Lushnjë, të cilët prej 30 vitesh e shfrytëzojnë këtë tokë për të mbjellë prodhime bujqësore.

Ndonëse ka hasur në kundërshtinë e banorëve dhe çështja është duke u ndjekur nga Prokuroria e Fierit, kompania tentoi të nisë punimet në kundërshti me ligjin.

Banorët theksojnë se ndërtimi buzë argjinaturës së lumit Seman mund të shkaktojë çarjen e saj, që mund të pasohet nga përmbytje masive.