Tjetër shuplakë Ramës, TIA: Perceptimi i Korrupsionit në Shqipëri është përkeqësuar

Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI).

Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, ka përfunduar në 39 pikë në raportin e vitit 2025, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International. Në raportin e vitit të kaluar, Tirana zyrtare renditej e 80 mes 180 vendeve, ndërsa sot vendi renditet i 91.

Për vitin 2025, nga vendet e rajonit, Kosova është vlerësuar me 43 pikë, duke shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak.

Mali i Zi është vlerësuar më së miri me 46 pikë (njësoj si herën e kaluar), Maqedonia e Veriut me 40 (njësoj si herën e kaluar), Shqipëria me 39 (ka shënuar përkeqësim nga 42 pikë sa kishte në indeksin e kaluar), Bosnje e Hercegovina me 34 (ka shënuar rënie, pasi herën e kaluar kishte 33 pikë) dhe Serbia me 33 (ka shënuar rënie pasi herën e kaluar kishte 35 pikë).