Mirëmbrëma nga Republika e Lindave me 4 dhe e Irenave me 3 mbiemra....
Nga Adriana Kalaja
Republika ku Kryeministri mashtrues, bashkëshorti ligjor i Kreut të Organizatës Kriminale Linda me 4 mbiemra, pasi mashtron popullin sudedashës, mashtron edhe veten.
Unë bëj pjesë në grupin e atyre që qëndrimet e sotme të këtij mashtruesi i shoh si grusht shteti ndaj demokracisë dhe pluralizmit, se ndaj Shtetit Ligjor të së Drejtës e ka bërë që në 2 korrik 2021, kur nuk pranoi të ekzekutonte vendimin e Kushtetueses për Teatrin Kombëtar.
Sfidë për luftë të hapur ndaj PD dhe Opozitës, po e po.
Në deklaratën e Kryeministrit, mashtrimi ishte i koncentruar në 3 pika.
Për të mos ju lodhur, se dhe darkë helbete, po merrem me pikën e parë.
Jo për gjë, por kemi ditë plot lidhur me dy pikat e tjera.
Fillimisht dua të ndaj me ju faktin se Gjykata Kushtetuese:
Ka qenë në unanimitet mendimi se SPAK e ka kompetencën të kërkojë pezullimin e një ministri.
Ndarja e tyre në 4 me 4 është bërë vetëm në interpretimin kushtetues nëse SPAK, në të tilla masa sigurimi, duhet apo jo të kërkojë autorizim nga Kuvendi.
Ndaj çdo diskutim tjetër është mashtrim i radhës.
Se edhe fakti që Kryeministri kërkon të ndërhyjë në ligj tregon se SPAK paska respektuar ligjin 🤣
Ndërkohë, lidhur me pikën 1 të deklaratës, Kryeministri shprehet se SPAK nuk mund të pezullojë funksione kushtetuese që nuk delegohen.
E zëmë se po e pranojmë këtë arsyetim......
Kaq shpejt harroi ky mashtrues se çfarë bëri me rastin e Genti Cakës?!
Ndaj, që të mos e harroni ju që harroni shpejt, po ju sjell rastin e delegimit të detyrës së ministrit, meqenëse Presidenti Meta nuk e dekretoi Cakën.
Nalu Beg se ka hënek, do thonin tironsit me këtë rast.
Dhe hendeku para këtij mashtruesi është shumë i gjerë dhe i thellë.
Uroj të jetë gati dhe i "veshur" kur t’i trokasin/m te dera në Surrel...
PS: Aq e ndërlikuar ishte situata e Genti Cakës, sa filloi një konflikt "titanësh" patronazhistë, midis 2 B-ve: Batonit dhe Beratit.