VIDEO/ Berat Gjimshiti shënon në fitoren e Atalantës me Kremonezen, por VAR-i prish festën
Atalanta ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në javën e 24-të të Serie A, duke mposhtur Kremonezen me rezultatin 2-1 në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit.
Ndeshja prodhoi emocione edhe për tifozët shqiptarë, pasi Berat Gjimshiti arriti të tundte rrjetën në minutën e 91-të, duke menduar se kishte vulosur përfundimisht fitoren e skuadrës së tij. Megjithatë, festa e mbrojtësit kuqezi zgjati pak.
Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli i Gjimshitit u anulua për pozicion jashtë loje, jo të vetë mbrojtësit shqiptar, por të një shoku skuadre në fazën paraprake të aksionit.
https://streamin.link/v/3df5f42b
Pavarësisht anulimit të golit, Atalanta mori tre pikë jetike në garën për objektivat e saj në kampionat.
Skuadra e Bergamos vazhdon kështu ecurinë pozitive, ndërsa Gjimshiti, edhe pse pa gol të regjistruar zyrtarisht, konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në momentet vendimtare të ndeshjeve.