Paralajmërimi i Brukselit për Ramën, Zhulali: Pasoja të rënda për Shqipërinë nëse s’tërhiqet!
Komisioni Europian ka reaguar në kohë rekord dhe me një gjuhë të prerë ndaj interesit të medias për qëndrimin e mazhorancës socialiste, lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ilda Zhulali, tha se përgjigja e KE-së, përbën një paralajmërim të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, me mesazhe të qarta që nuk lënë hapësirë për keqinterpretim.
Së pari, Brukseli i kujton qeverisë shqiptare se trajtimi pa vonesë i kërkesës për heqjen e imunitetit është përgjegjësi dhe detyrë e Kuvendit, thekson Zhulali, duke e bërë të qartë se kjo nuk është një çështje zgjedhjeje politike apo manovre parlamentare, por një detyrim i padiskutueshëm.
Së dyti, theksohet se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për avancimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa mesazhi i tretë konfirmon se institucionet e BE-së janë në dialog të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe plotësisht në dijeni të situatës.
Kjo qasje e ashpër, thekson ndër të tjera Zhulali, të kujton paralajmërimet e Bundestagut gjerman në vitin 2019, të cilat, pasi u shpërfillën nga qeveria, çuan në bllokimin e procesit të negociatave për dy vite.
Nëse qeveria Rama këmbëngul në këtë kurs, Shqipëria nuk rrezikon vetëm ngecjen në vend, por edhe hapa pas, pasoja të cilat në fund do të rëndojnë mbi të gjithë qytetarët shqiptarë, shtooi Zhulali.
Që në fjalinë e parë, duke i kujtuar që është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që pa vonesë të t'i përgjigjet kërkesës për heqjen e imunitetit, i kujton qeverisë shqiptare dhe mazhorancës që kjo është një detyrë e Kuvendit. Pra, çështja e korrupsionit të Belinda Ballukut dhe gjykimi i kësaj çështje është e pashmangshme, nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër. Mesazhi i tretë, thotë, institucionet e BE-së janë në dialog të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, që i thonë Edi Ramës, Edi Ramës që ne e dimë çfarë po ndodh, por na thonë dhe ne që ata ja kanë bërë shumë të qartë qëndrimin e tyre të gjitha autoriteteve shqiptare, qoftë qeverisë, qoftë mazhorancës parlamentare, qoftë edhe institucioneve të tjera që janë të përfshira në këtë debat. Mesazhi i katërt, lidhet me mbledhjen e marsit, që do të zhvillohet komiteti për çështjet e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë në Bashkimin Europian.
Me këtë mesazh, ato i thonë Edi Ramës që kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq. Pra, nuk do të kesh thjesht një deklaratë. Dhe nëse kjo çështje futet në këtë zinxhir dhe një mekanizëm që ka Bashkimi Europian, që kalon nga mbledhja në mbledhje dhe pastaj shkon në vendimmarrje, aty hapësira e Shqipërisë për të lëvizur apo për të ndryshuar diçka, bëhet shumë e vështirë dhe penalitetet që Shqipëria mund të marrë në këtë rast, do jetë shumë e vështirë për t'i zhbërë.
Dhe mesazhi i fundit që jep thotë që Komisioni Europian po monitoron dhe është në raportim të vazhdueshëm dhe me këtë i çon një mesazh të fundit që në fund të ditës janë vendet anëtare ato që do të marrin vendimin. Pavarësisht miqësive që Edi Rama mund të ketë në komision me zonjën Kos a ndonjë tjetër, janë 27 vende anëtare, që mjafton që një vend të shprehë rezerva apo të ketë një qëndrim të fortë ndaj kësaj që po ndodh në Shqipëri dhe i gjithë vendi pastaj do të ketë pasoja për shkak të refuzimit që bën Edi Rama për të hequr imunitetin e zonjës Balluku apo për t'i dhënë asaj mbrojtje totale ligjore dhe përmes saj edhe vetes vetë në fund të fundit.
Por ndërkohë vazhdon presioni që ata ushtrojnë ndaj Edi Ramës që të tërhiqet nga ky kurs. Përndryshe pastaj do të penalizohet Shqipëria në forma të ndryshme dhe po kaloi, siç thashë, në këtë zinxhirin e vendimmarrjes, që kalon në nivel ministrash apo krerë shtetesh e qeverie, do t'i duhen Shqipërisë shumë vite për ta tejkaluar si moment. Që të të marr një rast të ngjashëm. Nëse e mbani mend paralajmërimet që mori Edi Rama nga Bundestagu gjerman në 2019-ën, që iu tha Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap para nëse nuk tërhiqet për zgjedhjet atëherë. Edi Rama vazhdoi me këmbëngulje dhe kur kjo çështje u fut në kanalin e komunikimit zyrtar të ministrave dhe të krerëve të qeverive, të qeverive, Shqipërisë ju bllokua procesi i negociatave deri përpara dy vitesh.
Kështu që e njëjta gjë e pret dhe në këtë rast dhe jo vetëm kaq, po mund të bëjë dhe hapa pas, se siç e kemi thënë disa herë, Bashkimi Europian e ka ndryshuar metodologjinë dhe tani jo vetëm thjesht të lë në vend numëro, por mund të të pezullojë fondet, mundet të të çojë në një status të mëhershëm, ka një sërë pasojash zinxhir të cilat në fund të ditës pastaj do të rëndojnë tek çdo qytetar shqiptar.