Edon Zhegrova luajti tërë pjesën e dytë mbrëmë, në barazimin 2-2 të Juventusit me Lazion në “Allianz Stadium”.

Në përgjithësi, Zhegrova po ka probleme me minutazhin, pasi ka startuar vetëm në një ndeshje, atë ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve, me 12 tetor të vitit të kaluar.

Gjithsej, 26-vjeçari ka vetëm 374 minuta në këmbët e tij, në 18 ndeshje në të gjitha garat.

Deri më tani, ai nuk ka arritur as të shënojë e as të asistojë në këto paraqitje.

Ylli i kombëtares së Kosovës u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar.

Klubi italian pagoi te Lille 15.5 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar.

Më herët në karrierën e tij, Zhegrova ka luajtur edhe për Basel e Genk, teksa ka shpenzuar një kohë edhe në akademinë e St. Truiden.

Me kombëtaren e Kosovës, anësori ka 45 paraqitje, duke shënuar pesë gola.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/09/auto_zhegrova1770656559.webp", "width": 1245, "height": 699 } }

Juventusi ‘krenohet’ me paraqitjen e Zhegrovës, publikon një video nga stërvitja

Juventusi e ka bërë një përmbledhje të yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

Në “Instagram”, faqja zyrtare e Juventusit e ka postuar një përmbledhje të yllit dardan, Edon Zhegrova, gjatë stërvitjes së fundit.

Në video shihet Zhegrova duke shënuar disa gola të bukur, e duke treguar aftësitë e tij.

Në mbishkrimin e postimit të videos, Juventusi ka shkruar “Luani”.

View this post on Instagram

A post shared by Juventus (@juventus)