VIDEO/ Rikthehen ‘Piranjat’, nga 13 shkurti ora 20:44 në SYRI TV
Emisioni investigativ ‘Piranjat’ rikthehet në ekran me një sezon të ri, duke nisur nga data 13 shkurt, çdo mbrëmje në orën 20:44 në SYRI TV. Programi, i njohur për denoncimet e forta dhe investigimet në terren, premton të sjellë sërish në fokus problematika sociale, abuzime dhe çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Sezoni i ri do të trajtojë tema të ndjeshme që lidhen me administratën publike, shërbimet ndaj qytetarëve, si dhe raste konkrete të denoncuara nga publiku.
Qëllimi mbetet i njëjtë: transparenca dhe llogaridhënia përmes gazetarisë investigative.
‘Piranjat’ do të transmetohet çdo javë në SYRI TV, duke nisur nga 13 shkurti, ora 20:44.