Bilanc lufte! Ja sa viktima ka shkaktuar moti këto ditë

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën në vetëm tre ditë në Nepal, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq.

Më e rënduar u paraqit situata si pasojë e vërshimeve të ujit dhe shembjes së dherave.

Bilanci i viktimave mund të rritet pasi rreth 30 persona janë raportuar si të zhdukur. Po ashtu, moti i keq ka lënë të plagosur edhe 17 persona të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Shiu i madh, i cili kryesisht i goditi rrafshinat jugore të vendit, çoi në evakuimin e 5.000 personave.

Ushtria dhe policia janë duke i vazhduar operacionet e shpëtimit, ndërsa mbi 34 mijë shtëpi janë përmbytur.