SYRI TV/ Banorët e Baks - Rrjollit vijojnë protestat, Banorët: Votuam Ramën, por na tradhtoi
Banorët e Baks-Rrjollit vijuan të protestonin, për të shtatën ditë me radhë, kundër ndërtimit të një resorti turistik në pronat e tyre. Këtë të hënë, dhjetëra banorë protestuan përpara Prokurorisë dhe bashkisë së qytetit, duke kërkuar hetim dhe informacion mbi procedurat e ndjekura për dhënien e lejes së ndërtimit të resortit mbi tokat e tyre
Syri tv
Ashtu sic kishin paralajmëruar, për të shtatën ditë me radhë, banorët e Baks-Rrjollit protestuan këtë të hënë protestën para Prokurorisë dhe Bashkisë së Shkodrës. Fillimisht, dhjetëra banorë u vendosën përpara organit të hetimit në këtë qytet, duke kundërshtuar me forcë zbatimin e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në pronat e tyre.
Banorët shprehen të vendosur për të mbrojtur tokat e tyre, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit ti japë një rrugëzgjidhje. Ata shtojnë se pronat e tyre, që i kanë me dokumente po përvetësohen nga privati përmes falsifikimit.
Pas protestës së zhvilluar përpara prokurorisë, banorët u zhvendosen përpara ambienteve të bashkisë së qytetit të Shkodrës, për ta vijuar atje protestën. Ata kërkuan informacion nga drejtuesit e bashkisë në lidhje me procedurën që është ndjekur për të dhënë lejen për ndërtimin e restortit turistik.
Pas protestës, banorëve iu është thënë që gjatë së martës, një përfaqësi e tyre do të zhvillojë një takim me drejtuesit e bashkisë në lidhje me këtë çështje.