Barcelona, Laporta jep dorëheqjen për t’u rizgjedhur, Yuste do të drejtojë deri në mars

Joan Laporta dhe disa anëtarë të bordit drejtues të Barcelonës kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga postet e tyre. Ky hap është i parashikuar nga statuti i klubit katalanas: presidenti duhet të japë dorëheqjen nëse ka ndërmend të kandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet e 15 marsit.

Përveç Laportës, kanë lënë detyrat edhe zv/presidentja e sektorit institucional Elena Fort, zv/presidenti i sektorit social Antonio Escudero, si dhe drejtues të tjerë si Ferran Olivé, Josep Maria Albert, Javier Barbany, Miquel Camps, Aureli Mas, Javier Puig dhe Joan Soler i Ferré.

Derisa të përfundojë mandati aktual më 30 qershor, bordi do të funksionojë me një përbërje të re: Rafael Yuste do të shërbejë si president, Josep Cubells si zv/president dhe sekretar, Alfons Castro për thesarin dhe drejtuesit Josep Ignasi Macià, Àngel Riudalbas, Joan Solé i Sust dhe Sisco Pujol.

Klubi theksoi se procesi zgjedhor është zyrtarisht i nisur dhe pas dorëheqjeve, bordi vijoi mbledhjen sipas rendit të ditës. Kjo lëvizje shënon fillimin e fushatës zyrtare për presidencën e Barcelonës dhe konfirmon qëllimin e Laportës për të synuar një mandat të ri.