Sherr mes dy personave në Vlorë, 25-vjeçari goditet me grushte dhe shkelma

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në një lagje të Vlorës ditën e djeshme.

Sipas informacioneve, konflikti ka shpërthyer papritur mes dy personave, ku 37-vjeçari A. M. dyshohet se ka sulmuar me grushte dhe shkelma 25-vjeçarin M. H.

Materialet e hetimit janë dorëzuar tashmë në Prokurori, ndërsa autoritetet po vazhdojnë verifikimet për rrethanat e sakta të incidentit.