Prokurori i Specializuar: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së urdhëronte vrasjet dhe torturat në Bajgora

Prokurori i Specializuar, Alan Tieger, ka vazhduar deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale, duke akuzuar Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për përfshirje në vrasje dhe tortura të personave të ndaluar në qendrën e Bajgorës.

Sipas Prokurorit Tieger, këto krime janë kryer nën autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili, sipas tij, kishte dhënë urdhra për ndëshkimin e personave të cilët konsideroheshin bashkëpunëtorë.

Tieger ka theksuar se keqtrajtimet dhe vrasjet e ndaluarve ishin bërë përmes komunikatave të Shtabit të Përgjithshëm, duke përfshirë dhe urdhrat për dënimin e tyre.