Rreziku mbetet i lartë. Javën e kaluar, një ndërtesë trekatëshe u shkëput nga buza e shkëmbit dhe u shemb pas gjashtë ditësh pezullimi. Një tjetër shqetësim është Biblioteka Marsiano, e vendosur në buzë të humnerës, ku ruhen mbi 4,000 libra të rrallë, përfshirë botime para vitit 1830. Ajo ndodhet në një “zonë të zezë”, ku hyrja është e ndaluar edhe për ekipet e emergjencës.

Sipas vullnetarëve në terren, banorët janë të traumatizuar dhe të zemëruar, pasi besojnë se katastrofa mund të ishte shmangur. Kjo është hera e tretë që Niscemi përballet me rrëshqitje të mëdha dheu, pas rasteve në vitin 1790 dhe 1997. Pavarësisht historikut, shumë ndërtesa janë ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, shpesh pa vlerësime të plota të rrezikut.

📍 Niscemi, Sicily
The ground gave way.
But it’s not just a road that collapsed…

Safety collapsed.
Prevention collapsed.
Once again, the promise that “it won’t happen again” collapsed.

A landslide that speaks clearly:
when the land is ignored,
when only emergencies are chased… pic.twitter.com/8hhcj9MtXB

— Pio Andrea Peri (@pioandreaperi) February 2, 2026

Prokuroria e Gela-s ka nisur hetime për neglizhencë. Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se urbanizimi i pakontrolluar dhe ngjarjet ekstreme të motit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, po e përkeqësojnë situatën. Vetëm në vitin 2025, Siçilia është goditur nga 45 ngjarje ekstreme, ndërsa dëmet nga Uragani Harry vlerësohen në rreth 2 miliardë euro.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/09/auto_Screenshot_211770634881.jpg", "width": 900, "height": 543 } }

U hap toka dhe përpiu gjithçka/ Niscemi, qyteti që po groposet: Biblioteka me libra 200-vjeçarë në buzë të greminës

Rreth 25,000 banorët e Niscemit, në jug të Siçilisë, po jetojnë prej ditësh në ankth, pasi një rrëshqitje masive dheu ka shndërruar qytetin në një zonë me rrezik të lartë.

Pas shirave të rrëmbyeshëm të shkaktuar nga Uragani Harry më 25 janar, një pjesë e tërë e shpatit kodrinor ku shtrihet qyteti u shemb, duke krijuar një humnerë rreth 25 metra të thellë dhe afro 4 kilometra të gjatë.

Rrugë të tëra janë shkatërruar, automjete janë fundosur dhe segmente të mëdha të infrastrukturës urbane janë zhdukur nën tokën e paqëndrueshme. Dhjetëra shtëpi tashmë “varen” mbi buzë të shkëmbit, ndërsa toka vazhdon të ulet, duke shtuar rrezikun për shembje të reja. Mbi 1,600 persona janë evakuuar dhe pjesë të qendrës historike janë shpallur zonë e kuqe. Në rrezik ndodhen edhe disa kisha të shekullit XVII, që sipas ekspertëve mund të shemben në çdo moment.

“Gjithçka ndodhi brenda pak minutash”, rrëfen 70-vjeçarja Salvatrice Disca. “Na thanë të largoheshim menjëherë, të merrnim vetëm gjërat thelbësore. Për ditë të tëra nuk patëm as rroba për të ndërruar.”

Shumica e të evakuuarve janë strehuar tek familjarët, ndërsa të moshuarit janë transferuar në azile. Disa familje janë vendosur në hotele të vogla. Zjarrfikësit kanë ngritur një tendë jashtë zonës së kuqe, ku banorët lejohen të hyjnë për pak minuta për të marrë sendet personale.

Mes ndërtesave që pritet të braktisen përgjithmonë është edhe piceria e njohur “A Barunissa”. Pronarja, Benedetta Ragusa, tha se kishte vetëm pak minuta për të shpëtuar pajisjet. “Mbaroi. Humbëm gjithçka”, u shpreh ajo.