VIDEO/ Çmendet arbitri! Ndëshkon me karton të kuq brazilianin Kaka, vetëm pse ...

“Paqësori” Kaka’ është ndëshkuar me karton të kuq në kampionatin amerikan të futbollit për “sjellje të dhunshme”, pasi bëri shaka me një kundërshtar.

Në minutën e 97 të ndeshjes mes Neë York Red Bulls dhe Orlando, Kaka’ duke qeshur i vendos duart në fytyrë Collinit, ish-shok skuadre i brazilianit në Florida.

Arbitri, për habinë e të gjithëve, e ndëshkoi me karton të kuq për këtë gjest dhe ky vendim ka shkaktuar shumë polemika, pasi u mor pasi gjyqtari u konsultua me VAR-in.

Kaka’ dhe Collin u munduan t’i shpjegonin episodin, duke i thënë arbitrit se po bënin shaka, por vendimi ishte marrë tashmë.