Mbrojtje Ballukut/ Para nisjes në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar socialist
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen para nisjes së kryeministrit në Bruksel.
Në orën 14:00 Rama do udhëtojë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta.
Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkohë mbledhja e sotme e grupit vjen pasi Gjykata Kushtetuese nuk pranoi kërkesën e Ramës për të mbrojtur Ballukun nga pezullimi.
Tashmë në tavolinë është kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe arrestimit të saj.