Fejohet ish banorja e ‘Big Brother’

Ish-banorja e ‘Big Brother’ Françeska Jaçe duket se i ka dhënë fund beqarisë me djalin e biznesmenit Ram Geci, Andi Gecin.

Aktualisht ajo ndodhet në Mykonos, por një postim  i saj ka tërhequr vëmendjen. Jaçe ka publikuar një Instastorie në të cilën shfaqet me një unazë mjaft të kushtueshme në gishtin e katërt të dorës së majtë. Të jetë fejuar modelja, apo  të jetë vetëm një shaka e saj?

Kujtojmë që dyshja janë bashkë prej disa muajsh.