Milano-Cortina 2026/ Norvegjia kryeson me tri të arta, ndjekin SHBA-ja dhe Italia
Norvegjia vazhdon të tregojë se mbetet mbretëresha e sporteve dimërore edhe në Lojërat Milano-Cortina 2026. Vendi Nordik kryeson deri tani renditjen e medaljeve me tri të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta, me një total prej 6 medaljesh, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sportistët amerikanë kanë fituar deri tani dy medalje të arta, ndërsa në vendin e tretë renditet Italia me një numër të madh medaljesh, 9, por me vetëm një të artë, në patinazhin e shoejtësisë, ku triumfoi Francesca Lollobrigida.
Nga një medalje të artë kanë fituar deri tani edhe Japonia, Austria, Gjermania, Çekia, Franca, Suedia dhe Zvicra,
Gjithsese, në ditët në vijim pritet të ketë përmbysje të klasifikimit, ku përpërësi pritet të marrin vendet me sportet dimërore të zhvilluara.