Një tërmet i fortë godet Kamçatkën, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.8 gradë sipas shkallës Rihter goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë këtë mëngjes, njoftoi dega e Kamchatka-s e Qendrës Federale të Kërkimeve të Shërbimit të Unifikuar Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave.

Në njoftim thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në Oqeanin Paqësor, 232 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky në një thellësi prej 40.5 kilometrash, raportoi RIA Novosti.

31 tërmete ndodhën në atë rajon gjatë javës së kaluar.

Më 30 korrik, Kamçatka u godit nga tërmeti më i fortë që nga viti 1952, me magnitudë 8.8 ballë të shkallës Rihter. Pas kësaj, në rajon u shpall gjendja e jashtëzakonshme, e cila është ende në fuqi.