Dhuna ndaj Kujtim Cakranit/ Meta: Autorët para ligjit! Në regjim, avokatët konsiderohen problematikë!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë ditës së sotme nga dy persona në Vlorë, kundrejt avokatit të tij, Kujtim Cakrani.
Në postimin e tij në Facebook, Meta dënon sulmin ndaj Cakranit dhe i bën thirrje autoriteteve që të vendosin sa më parë përpara ligjit autorët e sulmit ndaj avokatit.
LEXO DHE: Dhunohet në Vlorë avokati i Metës/ Cakrani flet për Syri: Ja kush më goditi…
‘Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë’, shkruan Meta.
Postimi i plotë:
Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.
Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.
Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!