Dhuna ndaj Kujtim Cakranit/ E godasin me derën e makinës në fytyrë! Përfundon në kirurgji

Sipas burimeve nga Vlora Avokati Kujtim Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për arsye ende të paqarta ku dhe e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë.

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.

Sipas burimeve për median, Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për një derë automjeti të lënë të hapur.

 Të njëjtat burime thotë se Kujtim Cakranin e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë.