Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës
Kujtim Cakrani avokati që përfaqëson Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në dosjen panel ndaj tij është dhunuar këtë të dielë në Vlorë.
Burime konfirmojnë se aktet e dhunës ndaj tij janë regjistruar në një pikë karburanti pas një debati me disa shtetas.
Burimet thonë gjithashtu se nuk ka lidhje me ushtrimin e funksionit të tij. Ndërsa priten të sqarohen rrethanat.
Ndërkohë Cakrani po merr ndihmë mjekësore në spital dhe nuk dihet gjendja e tij.
Ende nuk janë identifikuar dhunuesit, policia po kqyr pamjet për identifikimin dhe kapjen e tyre.