Gjirokastër/ Fluks i lartë pacientësh nga virozat dimërore në urgjencën e spitalit rajonal 'Omer Nishani'
Gjatë dimrit, urgjenca e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” ka përballuar një fluks të lartë pacientësh të prekur nga virozat sezonale. Sipas të dhënave të stafit mjekësor, shumica e rasteve kanë shfaqur simptoma si temperaturë të lartë, lodhje, dhimbje trupi dhe probleme respiratore.
Grupmoshat më të prekura kanë qenë kryesisht të rinjtë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që rastet më të rënda janë trajtuar në këtë spital.
Për rastet me simptoma më të lehta, ndihma është ofruar nga mjekët e familjes, sipas protokolleve të përcaktuara.
Virozat dimërore kanë shkaktuar shqetësime të mëdha te të moshuarit, veçanërisht te ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Në këto raste, virozat kanë sjellë komplikacione, duke kërkuar kujdes të shtuar mjekësor.
Mjekët bëjnë thirrje veçanërisht për të moshuarit, që të tregohen më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe, duke kufizuar daljet në ambiente publike, shmangur hapësirat e mbyllura dhe grupimet me shumë individë.
Po ashtu, rekomandohet respektimi i masave themelore të mbrojtjes shëndetësore për të ulur rrezikun e përhapjes së virozave sezonal.