Arrestimet për mbetjet e rrezikshme, Rama në rolin e prokurorit: Lajthitje - Çështja nuk përmbush asnjë kusht për këto masa sigurie
Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur ditën e sotme në podkastin e propagëndës edhe për urdhër-arrestet që Prokuroria e Durrësit nxori pak ditë më parë, për përgjegjësit për mbetjet e rrezikshme të Kurum, të cilat pasi u kthyen nga Tajlanda, vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano.
Gjatë fjalës në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se vendimi i prokurorit që preu këto urdhër-arreste ishte i padrejtë, pasi sipas tij, çështja në fjalë nuk përmbush asnjë kusht të drejtësisë demokratike për masën ‘arrest me burg’ ndaj 33 personave.
Dashur pa dashur pasi ka sulmuar e vënë nën presion SPAK, GJKKO dhe GJK për Ballukun tani e ka kuptuar se duhet të mbrojë edhe këta që firmosin pa të keq për “helmet” që u bëhen peshqesh shqiptarëve.
Kishte kohë pa marrë rolin e prokurorit kështu publikisht. Se si një urdhërdhënës i drejtësisë së “Re” që të arrestojë opozitën e ka barë me dhjetar herë. Tani i ka kushtuar gjithë kohën e lirë të tij sulmit dhe presionit ndaj organeve të akuzës dhe gjykatave, nga të mundet. Po të kemi parasysh këtu që shumica e krerëve të bashkive janë nën hetim do ti duhet të merret me gjithë prokurorët e gjyqtarët e vendit.
Vetëm unë jam garant i drejtësisë thotë Rama në recitalin e radhës së propagandës së tij . Ndërkohë nuk shpjegon se pse më shumë se gjysmën e qeverisë e ka ose të arrestuar, ose nën hetim, ose me dosje ne SPAK. Për çfarë garancie flet kreu i qeverisë. Kur gjithë ditën sulmon çdo individ që “guxon” ti afrohet çerdhes së vet të vjedhjeve. Njësoj siç mbrojti drejtoreshën e AKSHI-t që e quajti edhe krenaria e rilindjes e që qenka në shtëpi me qera por me një makinë që kushton sa dy shtëpi, e me miliona euro tendera të shkuara në drejtim të paditur.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër. Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, - se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, - i futi në një thes, - u them një gjë, - kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse. Kaq e thjeshtë është!. /E.I/