Tragjedi në Kaliforni! Katër persona humbën jetën pas konsumit të disa kërpudhave helmuese
Katër persona kanë humbur jetën në Kaliforni, pas konsumimit të një lloj kërpudhe e njohur ndryshe si "kapaku i vdekjes".
Kjo lloj kërpudhe është përhapur pas një dimri ku kanë mbizotëruar rreshjet e shiut, sipas autoriteteve shëndetësore të shtetit.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të shmangin mbledhjen e kërpudhave të egra këtë vit, duke theksuar se ato ngatërrohen lehtësisht me kërpudhat e ngrënshme.
Mediat shkruajnë se që nga 18 nëntori janë regjistruar më shumë se 36 incidente helmimi.
Kjo lloj kërpudhe konsiderohet si një nga kërpudhat më helmuese në botë dhe i përket një grupi të vogël speciesh që përmbajnë amatoksina, substanca përgjegjëse për rreth 90% të helmimeve fatale me kërpudha ndërkombëtarisht.
Ajo gjendet si në parqet urbane ashtu edhe në pyje, shpesh edhe nën lisa. Sipas ekspertëve, simptomat e para janë dhimbje barku, të përziera, diarre ose të vjella.