Gazeta Washington Post njofton largimin e drejtorit të saj ekzekutiv

Gazeta Washington Post njoftoi të shtunën, më 7 shkurt, largimin e menjëhershëm të drejtorit ekzekutiv dhe botuesit të saj, Will Lewis, vetëm disa ditë pas një raundi të gjerë shkurtimesh vendesh pune në shtyllën e gazetarisë amerikane në pronësi të Jeff Bezos.

Në një email drejtuar stafit, i cili u publikua në mediat sociale nga një prej gazetarëve të gazetës, Lewis deklaroi se ishte "koha e duhur" që ai të jepte dorëheqjen.

Ai është zëvendësuar nga Jeff D'Onofrio, drejtori financiar i Washington Post që nga viti i kaluar, njoftoi gazeta.