'The Telegraph': Shqiptarët në Angli mësojnë në TikTok si të shmangin ndalimet nga oficerët e emigracionit

Shqiptarët përdorin TikTok për të mësuar punëtorët e paligjshëm si të shmangin kontrollet e Home Office në bizneset e tyre.

Në video pastime ata u japin këshilla punëtorëve si të refuzojnë të përgjigjen pyetjeve, duke filmuar oficerët e imigracionit dhe policinë, dhe duke i sfiduar për kë po hetojnë.

Këto udhëzime në rrjetet sociale vijnë në një kohë kur janë rritur kontrollet ndaj bizneseve që dyshohet se punësojnë punëtorë të paligjshëm, si pjesë e një fushate kundër imigracionit për të luftuar “faktorët tërheqës” të tregut të zi që nxisin migrantët të kalojnë Kanalin drejt Mbretërisë së Bashkuar, shkruan The Telegraph.

Në faqen online të The Telegraph bashkangjitet një video ku një shqiptare e cila thotë se ka fituar shtetësinë britanike paralajmëron: “Kujdes, bëni një plan daljeje dhe mos jepni informacion për punëdhënësin tuaj.” Ajo i krahason kontrollet me aksionet e ICE në SHBA.

“Kini kujdes, po ndodh këtu në të njëjtin mënyrë si në SHBA. Zoti mund t’ju shpëtojë”.

Gjatë vitit 2025 në Britani janë rritur kontrollet me 58% krahasuar me vitin e kaluar. Mbi 9,000 punëtorë të paligjshëm u ndaluan  ndërsa 1,087 u larguan nga Mbretëria e Bashkuar.

Paralajmërimet janë postuar nga Edlira Meshau, 44 vjeçe, një shqiptare që erdhi në Britani me familjen si azilkërkuese në vitin 1999, kur ishte 18 vjeçe.

Llogaria e saj në TikTok, me emrin “It’s King Lira”, ka 28,000 ndjekës dhe ka marrë mbi 760,000 pëlqime për videot e saj. Ajo thotë: “Ky mesazh shkon për të gjithë shqiptarët në Londër që janë pa dokumente, përfshirë edhe ata që kanë dokumente.”

Në disa pastime ajo nxit shqiptarët që të flasin me njerëzit përreth se çfarë po ndodh. Të thërrasin miqtë. Të postojnë në Tëitter @antiraids. Për të përhapur lajmin.”

Postimi gjithashtu jep numra telefoni për organizatat që ofrojnë mbështetje për migrantët e ndaluar.

Edhe pse numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla ka rënë ndjeshëm që nga 2022, që shënoi kulmin me 12,000, është raportuar se migrantët e paligjshëm nga Ballkani tashhmë hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë.

Të dhënat e Home Office të publikuara këtë javë për The Telegraph treguan se restorantet, fast-food-et dhe kafenetë ishin ndër shkelësit më të mëdhenj për punësimin e punëtorëve të paligjshëm, me mbi 2,500 arrestime.