Banorët e BaskRrjollit protestojnë për të mbrojtur tokën, Kikia: Kjo është policia e shtetit apo private?

Policia nuk e kurseu dhunën ndaj banorëve të BaksRrjollit në Velipojë, as në ditën e gjashtë të protestës që ata zhvillojnë për shkak se kërkojnë vlerësim të drejt të pronës, që po u merret për të ndërtuar një resort nga sipërmarrësi Bashkim Ulaj.

Gjatë paradites së të shtunës, banorët u mblodhën për të kundërshtuar vijimin e punimeve, por policia ndërhyri me forcë duke i nxjerr nga kantieri, ndërsa disa prej tyre i shoqëroi në komisariat.

Videot nga vendi i ngjarjes ishin dëshmi e 'zellit' me të cilin policia, me dhe pa uniformë përplasej me banorët të cilët protestojnë të mbrojnë tokën e tyre.  

Në një reagim në facebook Kikia ngre pyetjen nëse policia e shtetit po mbron qytetarët e vet apo provatin që ka marrë lejen e ndërtimit për resortin në Rrjoll
 

"Kjo është policia e shtetit apo polici private e kompanisë që ka marrë lejen e ndërtimit për resortin në Rrjoll?
E bëj këtë pyetje pasi kam parë një “zell” të jashtëzakonshëm të policisë, me dhe pa uniformë, për të kryer detyrën.
Meqë ra fjala, pse në një protestë modeste, me pak njerëz, duhet të angazhohet policia civile?
Nuk pritej dot fundi i procesit gjyqësor mes palëve për pronësinë e tokës, dhe pastaj të miratohej leja e ndërtimit?"  shkruan Kikia.