‘Grand Slami i Parisit flet shqip, Kosova mbi të gjitha’, Driton Kuka uron Distria Krasniqin për të artën e nëntë

Trajneri i njohur, Driton Kuka, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi pas triumfit të madh në Grand Slamin e Parisit, ku ajo e fitoi medaljen e artë në finale kundër spanjolles.

Fitimi i titullit erdhi me një performancë të shpejtë dhe të vendosur: në më pak se 10 sekonda, Krasniqi vendosi rezultatin dhe siguroi medaljen e artë, duke vulosur suksesin e saj të nëntë herë në Paris.

Kuka reagoi menjëherë duke shprehur emocionet e tij për këtë arritje historike:

“Rrafsh 9 copa të arta. Grand Slami Paris prapë flet shqip. Ndjenjë e veçantë Parisi.”

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vendosmërisë dhe krenarisë për Kosovën:

“Plot 9 herë shijova të artat në zemër të ‘Bercy Arena’. Medaljet i fitojmë vetë, s’mundet kërkush me na i ndalë. Kosova mbi të gjitha, miq.”

Kjo fitore konfirmon vendin e Krasniqit ndër xhudistet më të suksesshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, këtë herë asnjë tjetër xhudist i Kosovës nuk arriti të fitojë medalje në Grand Slamin e Parisit, duke e bërë suksesin e Krasniqit edhe më të veçantë.