VIDEO/ Distria Krasniqi rrëmben medaljen e artë në Paris
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arrin suksesin e radhës.
Ajo ka fituar medaljen e artë në “Paris Grand Slam 2026”, pasi mposhti spanjollen, Ariane Toro Soler nga Spanja. në kategorinë -52 kg.
Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Distria SHKËLQEN në Paris. Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi e nisi mbarë edhe vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja jonë triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, para dhjetëra mijëra shikuesve të pranishëm.
Një rrugëtim i mbarë për Disin drejt LA 2028, kategoria -52 kg.”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në rrugëtimin ajo mposhti Alicia Marques, Larissa Pimienta si dhe në gjysmëfinale mposhti francezen, Amandine Buchard.
Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Paris edhe në vitet 2020, 2023 dhe 2024, ndërsa medaljen e argjendtë në vitet më 2019 dhe 2022, si dhe atë të bronztë në vitet 2017, 2018 dhe 2025. Që nga viti 2017, Krasniqi vetëm një herë, ka dalë pa medalje nga kryeqyteti francez, në vitin 2022.