'Berisha, lider që nuk është përkulur' - Dogjani: Më 10 shkurt të largojmë këtë regjim
Ish deputeti demokrat, Asllan Dogjani ftoi të gjithë demokratët e Kamzës të bashkohen në protestën e 10 shkurtit për të rrëzuar ‘rregjimin e Edi Ramës dhe hajdutët e tij.'
Në foltoren e demokratëve organizuar pasditen e sotme, Dogjani nënvizoi rëndësinë e bashkimit dhe rezistencës përballë kësaj qeverie.
‘Ky regjim është shumë i dobët, ka rënë. Por kjo nuk do të thotë se ai ikën vetë. Atë duhet ta largojmë ne. Ai ka rënë, po nuk e lënë banditët, nuk e lënë ata që e kanë vënë atje, nuk e lë korrupsioni për t'u larguar” tha Dogjani.
Dogjani tha se qëndresa e PD-së është bërë e mundur falë mbështetjes së demokratëve por dhe Sali Berishës, 'një lider që nuk është përkulur'
Fjala e Asllan Dogjanit
Unë e kam parë se si ju u përballët me një regjim, me manipulimin e votës, me vjedhjen, me një regjim, po kurrë nuk u thyet, kurrë nuk u ulët dhe qëndruat dhe si rezultat i qëndresës tuaj, ne kemi arritur një fitore. Ju jeni rezistenca e Partisë Demokratike dhe ne jua kemi borxh, Shqipëria jua ka borxh, Sali Berisha, Partia Demokratike jua ka borxh.
Sot ne miq përballemi me një regjim.
Dhe unë e di shumë mirë se si një familje, një qytetar i Kamzës përballet me padrejtësinë. Unë ju kuptoj të gjithëve ju se sa e vështirë, se sa e dhimbshme është kur u largohen fëmijët nga familja. Dhe i janë larguar shumë dhe mua më janë larguar për shkak të këtij regjimi. Por ama unë e di shumë mirë se sa trima e guximtar jeni ju, se sa trima dhe se si përballeni dhe për shkak të qëndresës tuaj, sot Partia Demokratike është kaq e fortë. Dhe për shkak të Sali Berishës, i cili është një lider që nuk është përkulur.
Është një lider i cili është arrestuar, por nuk është përkulur, por kjo ka ndodhur falë jush, se sado lider i fortë të jetë, po nuk qetë ju, nuk mund të qëndrojë kaq fort. Prandaj falenderimi është i juaji.
Unë sa herë vij në Kamzë dhe jam këtu me ju, kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse ju njoh gjithësecilin. Dhe jam i bindur që si unë, e dini dhe ju që ky regjim është shumë i dobët, ka rënë. Por kjo nuk do të thotë se ai ikën vetë. Atë duhet ta largojmë ne. Atë do ta largojmë ne. Ai ka rënë, po nuk e lënë banditët, nuk e lënë ata që e kanë vënë atje, nuk e lë korrupsioni për t'u larguar. Por ne do ta largojmë dhe unë kam bindjen e plotë që viti 2026 do të jetë viti i fitores së Partisë Demokratike.
Do të jetë viti i largimit të këtyre hajdutëve, do të jetë viti i kthimit të rinisë shqiptare, i demokratëve dhe i gjithë shqiptarëve në Shqipëri. Shqipëria është e jona. Ne do t'i largojmë këta hajdutë që na vjedhin përditë. Prandaj, ju bëj thirrje, me datën 10, të gjithë, pa dallim feje, krahine, ideje, pa dallim bindjesh, çdo qytetar i Kamzës, Paskuqanit dhe i gjithë Shqipërisë, ta mbushim sheshin. T'i largojmë këta hajdutë dhe ne do t'i largojmë bashkë.